Miratohet nga Qeveria nisma për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

17:34 | 08 Qershor 2021

Qeveria miraton nismën për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për negocimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime dhe Ndërmarrjes Publike “Termokos”, për ta mbështetur zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se marrëveshja kap vlerën e 1.5 milionë euro, derisa do të shërben për zgjerim të rrjetit të ngrohjes

“Marrëveshja parasheh ofrimin e asistencës teknike për zgjerim të rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë. Marrëveshja kap vlerën 1.5 milionë euro në formë granti”.

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar nismën për Amendamentimin e Marrëveshjes mbi përvetësimin e kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kjo pikë nuk ka implikime financiare.

“Çështja teknike ka të bëjë me ndryshimin e normës së interesit. Nuk është se ka implikime financiare por ndryshimi është i nevojshëm”./eo/

Komento: