
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës nën kryesimin e Avdullah Hotit, i cili ka shqyrtuar projektplanin e punës për vitin 2020 dhe planin për vitet 2021 e 2022.
Hoti e ka quajtur këtë ‘plan ambicioz’, duke kërkuar angazhim nga kabineti qeveritar.
“Plani i punës së Qeverisë specifikon masat për arritjen e prioriteteve. Plani i punës së Qeverisë përbën 12 prioritete, 58 objektiva, 126 projektligje si dhe 36 dokumente strategjike. Siç e shihni, është një plan mjaft ambicioz, sidomos nga aspekti legjislativ. Kërkoj angazhim maksimal nga ana juaj”, ka thënë kryesiministri Hoti para ministrave.
Ndërkohë, Qeveria ka miratuar plotësim ndryshimin e rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit.
Sipas zv.kryeministrit Driton Selmanaj, përmes këtij ndryshimi do të ndryshohen shtojcat për disa prej ministrive, e sipas së cilave do të përkufizohen më qartë përgjegjësitë.