Miratohet Projektligji për Dialogun – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Miratohet Projektligji për Dialogun

22:42 | 02 Shkurt 2019

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Ekipit Dialogues.

I njëjti u miratua pas disa orë diskutimesh mes pushtetit dhe opozitës me 61 vota për

Madje, polemika të ashpra pati edhe mes PSD-së dhe Vetëvendosjes.

Kundër ka dalë Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërkaq nga Partia Socialdemokrate kanë thënë se Ekipi Dialogues do t’i raportojë Kuvendit pas përfundimit të çdo faze të negociatave me Serbinë.

Kujtojmë se ky projektligj ishte njëri ndër kushtet e Partisë Socialdemokrate për votimin e Buxhetit të vitit 2019.

Komento: