Kuvendi miraton vazhdimin e masave emergjente për furnim me energji.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar vazhdimin e masave emergjente për furnizimin me energji.
Pro vazhdimit të këtyre masave kanë votuar 65 deputetë. Opozita s’ka marrë pjesë në votim.
Pas votimit të këtij vendimi, Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e kësaj seance, ku u diskutua për energjinë, për të hapur menjëherë punimet për seancën tjetër, ku do të diskutohet për caktimin e çmimit tavan për produktet esenciale.