“Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora”, këngëtarja shfaqet e emocionuar kur shkel tokën e Kosovës

11:59 | 26 Nëntor 2023

Rita Ora ka ardhur në Kosovë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama doli për ta pritur këngëtaren shqiptare në aeroportin “Adem Jashari”.

Rama publikoi një video në Facebook, ku i uroi asaj mirëdeardhjen në vendlindje.

“ Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora!”, shkroi Rama.

“♥️ Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje!”, shtoi ai.

Komento: