Mirëpritet dërgimi i FSK-së në misione jashtë vendit

22:21 | 02 October 2021

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka rekomanduar miratimin e këtij projektligji.

Këtë vit për herë të parë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës shkuan në mision paqeruajtës jashtë vendit.

E për të pasur angazhime të ngjashme edhe në të ardhmen, gjatë kësaj jave janë ndërmarrë hapa edhe në nivel të institucioneve qendrore.

Kësisoj, në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, është rekomanduar që Kuvendi të miratojë projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit.

Ligji për dërgimin e ushtrisë jashtë vendit, po vlerësohet pozitivisht nga njohësit e kësaj fushe.

Sipas ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastratit ky do të mundësojë që Kosova të marrë pjesë në operacione të ndryshme ndërkombëtare.

Kastrati thotë që ky hap është i mirë ushtrinë, pasi që deri tash Kosova vetëm kishte pranuar siguri.

Ndonëse shprehet se FSK-ja është duke u zhvilluar, sipas Kastratit nuk po përkrahet mjaftueshëm financiarisht.

Ai thotë që nevojitet shumë buxhet për të blerë armatime, sepse me ushtri të fortë, vendi do të jetë i sigurt.

Komento: