
Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision” sonte do të performojë këngën e saj në gjuhën shqipe e cila deri më tani po pëlqehet mjaft shumë.
Shumë nga artistët shqiptarë kanë treguar mbështetjen e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale ku këtu hyn edhe Miriam Cani.
Ajo përmes Instagramit i ka folur dy fjalë rreth këngëtares e cila do të përfaqësojë Shqipërinë sot.
“Shumë suksese zemër. Jemi me ju sonte”, tha Miriami teksa edhe ndau një fotografi të Anxhelës.

