Miriam Cani përkujton nënën e vdekur me këto fjalë prekëse

18:22 | 07 Mars 2021

I vdiq nëna para 12 viteve, Miriam Cani kujton atë përmes këtij imazhi.

Këngëtarja ka ndarë fotografinë me ndjekësit dhe fansat në rrjete sociale.

Miriam Cani ka kujtuar nënën në kohën kur ka qenë shumë e re.

Ajo shihet e veshur në veshje kombëtare dhe flokët me stilin e shumë viteve më parë.

“Sot u bën 12 vite pa ty mami. Më mungon në çdo frymëmarrje”, ka shkruar këngëtarja.

Ndryshe, Miriam Cani është e martuar me kantautorin Alban Skenderaj të cilët kanë edhe fëmijë së bashku një vajzë dhe djalë.

Komento: