Mirlind Daku largohet nga grumbullimi, nuk luan në miqësoret e Kosovës

17:29 | 16 Nëntor 2022

Kombëtarja e Kosovës nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Mirlind Dakut, për dy miqësoret e ardhshme.

Sipas raportimeve të ‘Gazeta Nacionale’, sulmuesi kosovar, Mirlind Daku ka lënë grumbullimin me kombëtaren e Kosovës.

Alain Giresse kishte vendosur ta përfshijë Dakun në listën e tij për ndeshjet miqësore, pasi lojtari gëzoi një formë të mirë me paraqitjet e tij te Mura.

Arsyeja e largimit të Dakut nga grumbullimi i kombëtares thuhet të jetë një sëmundje.

Dy miqësoret që luan Kosova janë ajo kundër Armenisë dhe ajo kundër Ishujve Faroe. Ndeshja ndaj Armenisë luhet sonte, me fillim nga ora 18:00.

Komento: