Mirlind Daku shpërthen në lot pas debutimit: Kjo është më shumë se një Kupë e Botës

23:24 | 07 September 2023

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku ka qarë në deklaratës pas ndeshjes me Çekinë.

Ai është shprehur shumë i emocionuar për debutimin te Shqipëria.

“Kur përfundoi ndeshja isha shumë i emocionuar që kam debutuar. Për mua është një moment shumë i rëndësishëm, për familjen time. Ne luftojmë për të bërë krenarë popullin tonë, që me shumë sakrifica ka ardhur këtu ku është sot. Kjo është më shumë se një Kupë e Botës”, ka thënë Daku.

Ai ka folur edhe për rastin e humbur. Ka thënë se ka menduar fillimisht të pasojë për Nedim Bajramin, por ka hequr dorë nga frika se ai ishte në pozitë jashtë loje.

Çekia e Shqipëria barazuan 1 me 1 të enjten.

Komento: