Miroslav Lajçak për Asociacionin: Të përmbushen obligimet e marra, palët të pajtohen për propozimin e BE-së

09:27 | 20 February 2023

Lajçak për Asociacionin: Të përmbushen obligimet e marra, palët të pajtohen për propozimin e BE-së.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Marrëveshja e Brukselit është ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës, “duke u bërë kështu një obligim juridik ndërkombëtar për Kosovën”.

“Ne e kuptojmë se kjo çështje është e ndjeshme për Qeverinë e Kosovës, por obligimet duhet të përmbushen”, ka thënë Lajçak, në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës serbe “Politika”, duke iu përgjigjur pyetjes se pse nuk është formuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe, përcjellë agjencia Beta, transmeton Klankosova.

Sipas tij, “qëndrimi i BE-së dhe i SHBA-së dhe i partnerëve të tjerë ndërkombëtarë është se çdo vonesë e mëtejshme është e papranueshme”.

Lajçak deklaroi se BE-ja aktualisht është duke punuar në dy pista në mënyrë që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ecë përpara.

“Së pari, prioritet është që të dyja palët të bien dakord për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Së dyti, ne vazhdojmë të punojmë paralelisht për të siguruar zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha elementeve të asaj që është rënë dakord deri më tani në dialog. mbeten të vlefshme dhe janë të detyrueshme për të dyja palët”, tha Lajçak.

Komento: