
Lajçak njofton se është takuar me Bislimin, e jep një mesazh të koduar për dialogun.
Ndërmjetësuesi i veçantë i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin.
Lajçak këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Tëitter’. Takimin, zyrtari i BE’së e quajti “të frytshëm”.
“Bisedim i thellë, i gjerë, por mbi të gjitha i dobishëm me Besnik Bislimin, Zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, lidhur me dialogun”, thuhet në njoftimin e tij.
Ai tutje ka dhënë një mesazh të koduar për dialogun mes Kosovës e Serbisë.
“Historia, gjendja aktuale dhe rruga drejt suksesit”, përfundon ai.
Lajçak pritet të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti, si dhe zëvendëskryeministren Donika Gërvalla-Schëarz.
Në anën tjetër, Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrell, ka thënë se 11 maji do të jetë data kur do të takohet pala kosovare me atë serbe për të diskutuar për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve.
