Lajçak takohet me Escobar, diskutojnë për hapat e mëtutjeshëm në dialog.
Emisari special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me të dërguarin e Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Lajcak përmes një cicërime njoftoi se në këtë takim është diskutuar për hapat e mëtutjeshëm në dialog.
“Harta e hapave të mëtejshëm në Dialog me kolegun dhe mikun tim, Escobar. Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë shumë të ngushtë në vitin 2023”, shkroi Lajcak.