Miroslav Lajçakun zgjedhet përfaqësues i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi

14:10 | 19 Mars 2020

BE-ja zgjedh Miroslav Lajçakun përfaqësues të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi.

Bashkimi Evropian bie dakord që Miroslav Lajçak të jetë përfaqësues i Posaçëm i dialogut Kosovë – Serbi.

Ai është emëruar edhe përfaqësues i çështjeve të tjera në rajonin e Ballkanit.

Lajçak është ministri i Jashtëm i Sllovakisë, vend i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Bisedimet Kosovë-Serbi janë ndërprerë që nga vendosja e taksës 100 % ndaj produkteve serbe.

Megjithatë, presidenti Thaçi ka takuar homologun e tij serb, Vuçiq javë më parë në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.

Komento: