Mirsa Kërqeli po tregon përkushtimin e saj ndaj fëmijëve pasi la skenën e muzikës.
Këngëtarja e njohur Mirsa Kërqeli ka ndarë një lajm të gëzueshëm me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo po feston ditëlindjen e dytë të vajzës së saj Anës.
Mirsa ka bërë një dedikim për të bijen. “Urime ditelindja my princes te uroj shendet fat e gjitha te mirat ne jete embelsira jon te duam…”, ka shkruar Mirsa në Instagram ku ka publikuar fotografi.
Mirsa tanimë jeton në Amerikë dhe ka dy fëmijë.