Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga të gjitha akuzat

14:15 | 05 Prill 2026
mishetiq-dorezon-dosjen-finale,-kerkon-lirimin-e-thacit-nga-te-gjitha-akuzat

Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçit, e ka dorëzuar versionin e redaktuar të dosjes finale të cilën e ka publikuar edhe Gjykata e Hagës.

Mishetiq, ka kërkuar lirmin e menjëhershëm të Thaçit nga të gjitha akuzat.

“Trupit Gjykues i kërkohet ta shpallë THAÇI-n të pafajshëm për të gjitha pikat e Aktakuzës dhe të urdhërojë lirimin e tij të menjëhershëm”, thuhet në konkluzionin e dokumentit transmeton Klankosova.tv.

“Rezultati i vetëm i drejtë i këtij gjykimi është shpallja e pafajësisë së THAÇI-t për të gjitha pikat e aktakuzës”, shkruan avokati kroat.

Por, tutje thuhet se “Nëse megjithatë Trupi Gjykues vendos të shqyrtojë çështjen e dënimit, THAÇI-t duhet t’i jepet lehtësim dënimi”, thuhet në dokument.

Luka Mishetiq, argumenton se “dënimi maksimal i mundshëm është 15 vjet”.

Ndërkohë që Prokuroria e Dhomave të Specializuara ka kërkuar që Thaçin ta dënojë me 45 vjet burgim.

Dokumentin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

https://repository.scp-ks.org/LW/Published/Filing/0b10c8e18056ecc4/Public%20Redacted%20Version%20of%20%E2%80%98Tha%C3%A7i%20Defence%20Final%20Trial%20Brief%20with%20Confidential%20Annexes%201%20and%202%E2%80%99.pdf

Komento: