Mishi i skaduar nga Brazili- Muja: Dy mostra të “Apetitit” me parametra shqetësues

14:58 | 22 Tetor 2026

Ministri i Bujqësisë Armend Muja ka folur për masat që ka thënë se i kanë ndërmarrë pasi që në Mal të Zi u pat ndaluar një ngarkesë prej 103 tonësh mish viçi i ngrirë, me afat të skaduar, i kompanisë “Apetiti”, që ishte destinuar për tregun e Kosovës.

Në përgjigjen e dhënë në Kuvend për deputeten e Aleancës Time Kadrijaj, në kohën e pyetjeve parlamentare, Muja ka thënë se 5 nga 111 mostrat për të cilat deri tani kanë pranuar rezultatet kanë rezultuar me parametra shqetësues. Ai ka thënë se dy prej këtyre mostrave u përkasin produkteve të kompanisë “Apetiti”.

“Më lejoni të ju tregoj që deri më tani kemi marr 240 analiza laboratorike, nga to ne kemi pranua rezultate për 111 prej tyre, 5 mostra përbejnë parametra shqetësues të cilat i kemi dërguar për verifikim jashtë vendit, 2 nga to ndërlidhen me ‘Apetitin’, tri nga to me operatorë të tjerë”, është shprehur Muja.

Komento: