Misioni eksplorues i Lajcak dhe këshilltarëve nga Berlini e Parisi do ta vizitojnë Kosovën dhe Serbinë me 9 shtator

17:13 | 05 Shtator 2022

Kosovën pritet ta vizitojnë emra të rëndësishëm.

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i shoqëruar nga dy këshilltarë të Gjermanisë dhe Francës për dialogun, do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin më 9 shtator.

Qëllim i vizitës është “të eksplorohen opsionet për përparimin në dialog”, tha për REL zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Gjatë vizitës janë të planifikuara takime të ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq”, konfirmoi Stano.

Macron e Sholc kanë dërguar letra në Kosovë e Serbi, që janë publikuar dje, ku kanë kërkuar që kurti e Vucic të marrinë vendime të vështira për normalizimin e raporteve ndërjmet Kosovës dhe Serbisë.

Risia në kuadër të procesit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE është se Presidenti francez dhe kryeministri gjermanë kanë ngarkuar këshilltarët e tyre kryesore të politikës së jashtme që t’i ndihmojnë emisarit të Lajcak.

Komento: