Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë nga 3 deri më 13 shkurt, ekonomia dhe reformat në fokus

15:26 | 02 Shkurt 2026
misioni-i-fondit-monetar-nderkombetar-ne-kosove-nga-3-deri-me-13-shkurt,-ekonomia-dhe-reformat-ne-fokus

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të qëndrojë në Kosovë gjatë periudhës 3–13 shkurt 2026, në kuadër të konsultimeve vjetore.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar më 2 shkurt 2026 nga përfaqësuesi rezident rajonal i FMN-së për Ballkanin Perëndimor. Sipas njoftimit, misioni i FMN-së do të udhëhiqet nga David Amaglobeli.

Qëllimi i kësaj vizite është shqyrtimi i zhvillimeve të fundit makroekonomike në vend, vlerësimi i perspektivës ekonomike dhe rreziqeve, si dhe diskutimi i politikave ekonomike dhe prioriteteve të reformave me autoritetet e Kosovës dhe palët kryesore të interesit.

FMN ka bërë të ditur se në përfundim të vizitës do të publikojë një komunikatë dhe do të mbajë edhe një konferencë për media. /Telegrafi/

Komento: