Misioni i Gjermanisë në NATO: Në Kosovë kemi shtuar rreth 300 trupa, në kohë sfiduese, mbetemi fort të përkushtuar për paqe

12:08 | 13 March 2025
misioni-i-gjermanise-ne-nato:-ne-kosove-kemi-shtuar-rreth-300-trupa,-ne-kohe-sfiduese,-mbetemi-fort-te-perkushtuar-per-paqe

Misioni i Gjermanisë në NATO kanë shkruar për vizitën që ambasadori, Andreas von Geyr, ka bërë në Kosovë bashkë me Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte

Misioni i Gjermanisë në NATO thotë se për 25 vite, KFOR-i ka ndihmuar forcimin e sigurisë në një rajon jostabil.

“Këtë javë, ambasadori von Geyr dhe homologët e tij në NATO kanë realizuar një vizitë në KFOR, një mision i Aleancës në të cilin Gjermania ka kontribuar që nga fillimi i vitit 1999”, thuhet në faqen zyrtare.

Tutje, misioni gjerman në NATO thekson faktin se Gjermania ka riforcuar kontingjentin e vetë në KFOR në vitin e fundit me rreth 300 trupa.

“Në kohë veçanërisht sfiduese, ne mbetemi fort të përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të kontinentit tone”, përfundon shkrimi i Misionit të Gjermanisë në NATO.

 

 

 

Komento:
loading