Real Madridi heq dorë nga Neymar.
Real Madridi nuk është më i interesuar për Neymarin prandaj nuk do të tentojë ta transferojë atë këtë verë, sipas gazetës spanjolle MARCA.
Gjiganti i La Ligës Real Madridi ka hequr dorë përfundimisht nga yllin brazilian i PSG-së Neymar, transmeton Gazeta Express.
Në afatet e fundit të transferimeve është përfolur vazhdimisht se Neymar do të kthehet në Barcelonë, por largimi i tij nga Ligue 1 duhet i pamundur këtë verë, për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga pandemia koronavirus.
Paaftësia financiare e Barçës për ta riblerë atë ka mundur t’i hapte rrugë rivalit Real Madrid ta transferojë brazilianin, i cili për një kohë të gjatë ka qenë në radarin e të bardhëve.
Por presidenti i Madridit Florentino Perez e ka hedhur poshtë këtë mundësi, sepse synim i tij është bashkëlojtari i Neymar, Kylian Mbappe dhe yllin i Dortmundit, Erling Haaland.
Madridi synon t’i transferojë atë në verën e vitit 2021.