MIT njofton për punime në mirëmbajtjen e rrugëve në segmente të ndryshme: Qytetarët të kenë kujdes të shtuar, uleni shpejtësinë

18:50 | 08 Gusht 2026
mit-njofton-per-punime-ne-mirembajtjen-e-rrugeve-ne-segmente-te-ndryshme:-qytetaret-te-kene-kujdes-te-shtuar,-uleni-shpejtesine

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar qytetarët se ekipet e kësaj ministrie janë duke punuar në mirëmbajtjen e rrugëve në segmente të ndryshme, kësisoj, ministria ka apeluar tek ata që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion.

MIT ka kërkuar që të respektojnë sinjalizimet e përkohshme rrugore, dhe që qytetarët ta ulin shpejtësinë.

‘’I ftojmë të gjithë ngasësit të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion, pasi ekipet tona janë duke punuar në mirëmbajtjen e rrugëve në segmente të ndryshme.

Ju lutemi respektoni sinjalizimin e përkohshëm rrugor, ulni shpejtësinë dhe ndiqni udhëzimet e punëtorëve në terren, për sigurinë tuaj dhe të ekipeve që po punojnë.

Faleminderit!’’, ka shkruar MIT.

Komento: