Mitrovica e Veriut hedh poshtë kërkesën për peticion, Uglanin: S’ishte në përputhje me udhëzimin administrativ

12:06 | 12 Dhjetor 2023
mitrovica-e-veriut-hedh-poshte-kerkesen-per-peticion,-uglanin:-s’ishte-ne-perputhje-me-udhezimin-administrativ

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të  Veriut, Nexhat Uglanin, ka njoftuar se nuk e kanë pranuar kërkesën e qytetarëve për inicim të peticionit për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

Ai i tha Gazetës Express që kërkesa nuk ka qenë në përputhje me udhëzimin administrativ të hartuar nga MAPL.

“Po, kemi marrë vendim, s’e kemi pranuar kërkesën. Nëse e dorëzojnë prapë kërkesën e njëjtë, prapë nuk e pranojmë se ajo duhet të jetë e bazuar sipas Udhëzimit Adminsitrativ”, tha ai.

Ai tha se i kanë përcjellë njoftim edhe MAPL’së që nuk e kanë pranuar kërkesën.

Uglanin bëri të ditur se grupi iniciues mund të dërgojnë prapë kërkesë për inicim të peticionit.

Komento: