Mitrovica e Vushtrria ndalojnë kombibusët, kundërshtojnë taksistët

00:00 | 21 Shkurt 2022

Mitrovica dhe Vushtrria,kanë marrë një vendim.

Komuna e Mitrovicës bashkë me atë të Vushtrrisë kanë rënë dakord për ndërmarrja e masave për ndalimin e qarkullimit të kombi-busëve në relacionin Mitrovicë- Prishtinë, dhe Vushtrri- Mitrovicë.

Këtë vendim po e kundërshtojnë taksistët.

“Jemi diku 50 kombi-busë, jemi në gjendje të mjerueshme, në gjendje sociale nuk kemi ku të shkojmë, unë qe 22 vjet i maj 10 anëtarë”, ka thënë Salih Halili.

Vendimi final pritet të merret pas një muaji, ku edhe do të vendoset se kur do të hyjë në fuqi.

Komento: