
Kandidati për deputet nga Partia Demikratike e Kosovës, Ferat Shala nuk ishte prezent sot në tubimin madhështor që kjo parti mbajti në qytetin e Mitrovicës.
Kjo pasi ai është me grip, ku me rekomandimin e mjekëve është duke pushuar në shtëpi dhe fushatën po e vazhdon online.
Mirëpo atë nuk e kanë harruar qytetarët e Mitrovicës të cilët gjatë këtij tubimi i dhanë mbështetje të madhe kandidaturës së tij për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Me poshtë e gjeni të plotë postimin e Ferat Shalës:
Mitrovica as sonte nuk më paska harruar.
Mitrovica, si gjithmonë, edhe sonte më paska mbështetur.
Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren.
Në pamundësi për të qenë me ta, zemra ime sonte rrah bashkë me ovacionet e demokratëve mitrovicas.
Mitrovicës sonte po i mungon edhe Kadri Veseli, por mungesën e tij më së miri po e plotëson fryma e fitores e partisë së tij:
Partisë Demokratike të Kosovës.
Faleminderit shumë, Mitrovicë heroike!
#PDK134 #FeratShala14 #Rimëkëmbje



