Atmosfera e çmendur në Mitrovicë, finale para finales.
Në një atmosferë fantastike nisi përballja e dytë gjysmëfinale në basketbollin kosovar mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Basketbollistët e Trepçës në asnjë moment nuk i lanë të qetë tifozët, pasi vazhdimisht qenë në epërsi ndaj kundërshtarëve, për t’i mbajtur ata në këmbë dhe për t’ju nxjerrë gjithë zërin.
Trepçës në asnjë moment nuk ju rrezikua fitorja, kurse në fund takimi u mbyll me rezultat 77:68.
Katër basketbollistë të minatorëve shënuan pikë dyshifrore në krye me Daniels që realizoi 20 pikë. Willson tek Prishtina ishte më i dalluari me një më pak.
Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet të enjten në Prishtinë, ndërsa në finale kualifikohet skuadra që shënon tri fitore.