Mitrovicë e Veriut: Gruaja e denoncoi rrejshëm kunatin për dhunim

17:08 | 06 November 2024
mitrovice-e-veriut:-gruaja-e-denoncoi-rrejshem-kunatin-per-dhunim

Një grua e kishte denoncuar për dhunim kunatin e saj (vëllain e burrit).

Rasti ka ndodhur më 4 nëntor në Mitrovicën e Veriut.

Por, kjo doli se ishte veçse një inskenim i 41-vjeçares, njofton Klankosova.tv

Tani duket se kjo e fundit e ka futur në telashe veten me organet e rendit.

Rasti u konfirmua për Klankosova.tv nga Petrit Fejza, shef i Operativës në Policinë e Mitrovicës së Veriut.

“Pas denoncimit të rastit, ne e kemi dërguar në mbajtje të dyshuarin. Fillimisht nuk kemi arritur që ta intervistojmë pasi që ka qenë në gjendje të dehur. Në ndërkohë kur e kemi intervistuar ai e ka mohuar një gjë të tillë”, tha Fejza.

“Pastaj ndërmarrjes së masave të tjera edhe ne e kemi kuptuar se nuk bëhet fjalë për një veprim të tillë. Edhe vet kjo gruaja më pas e ka pranuar që nuk ka qenë e dhunuar”, tha ai.

Ndaj saj në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit e kemi iniciuar rastin si “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.

Komento: