Mitrovicë e Veriut: Qeni dyshohet se është helmuar, policia dhe zyrtarë të AUV-it në vendngjarje

12:04 | 01 Maj 2024
mitrovice-e-veriut:-qeni-dyshohet-se-eshte-helmuar,-policia-dhe-zyrtare-te-auv-it-ne-vendngjarje

Një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve ka njoftuar policinë se në rrugë ka qenë një qen i ngordhur që dyshohet se është helmuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës që e kanë tërhequr kafshën, derisa bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesja femër kosovare,  aktiviste për mbrojtjen e kafshëve, ka njoftuar policinë se në rrugë gjendet një kafshë (qen) i ngordhur që dyshohet se është helmuar. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës që e kanë tërhequr kafshën. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: