Si pasojë e mosrespektimit të orarit të punës nga dy barnatore dhe si mungesë e licensës nga një kazino, në Mitrovicë Drejtoria e Inspektoriatit ka urdhëruar mbylljen e tyre.
Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se këto lokale janë udhëzuar që të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës ndërkaq që ato nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
“Drejtoria e Inspeksionit bën të ditur që këto subjekte afariste janë udhëzuar të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës, por të njëjtit nuk e kanë respektuar një gjë të tillë.Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej dhjetë subjekte afariste, pas inspektimit u konstatua se dy barnatore nuk janë pajisur me leje për zgjatje të orarit të punës në bazë të Rregullores Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës dhe një kasino për mungesë të licencës”.
“Me këtë rast, Drejtoria e Inspeksionit kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe kanë ndaluar përkohësisht zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve deri në eliminimin e parregullsive”, thuhet në komunikatë.