Theret një person në Mitrovicë, i dyshuari në arrati.
Është therur me mjet të mprehtë një person në Mitrovicë.
Policia bën të ditur se i dyshuari gjendet në arrati.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, është sulmuar me mjet të mprehtë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raport.