Mjaftë e fshehu, s’mundi më gjatë, Labit i zbulohet live e vërteta për fëmijën që ka me serben, reagon i shokuar

22:27 | 18 Dhjetor 2025

Një debat i ashpër ka shpërthyer brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke tërhequr vëmendje të madhe nga publiku, pasi përfshin akuza të rënda personale mes dy banorëve, Labinot Haxhiut dhe Labinot Rexhës.

Gjatë një përballjeje verbale, Labinot Haxhiu e ka akuzuar drejtpërdrejt Labinot Rexhën se ka një fëmijë me një grua serbe, një deklaratë që ka shkaktuar reagime të forta dhe tension të menjëhershëm në shtëpi.

Sipas pamjeve të transmetuara, kjo akuzë është bërë në prani të banorëve të tjerë dhe është shoqëruar me tone provokuese.

Labinot Rexha ka reaguar menjëherë, duke e mohuar kategorikisht pretendimin dhe duke e cilësuar deklaratën si të pavërtetë, të turpshme dhe tejet fyese, jo vetëm për të, por edhe për familjen e tij.

Ai ka theksuar se një akuzë e tillë prek çështje shumë personale dhe të ndjeshme, të cilat nuk duhet të përdoren për sulme apo lojë brenda formatit.

Gjatë debatit, Labinot Rexha i është drejtuar Haxhiut me tone të ashpra, duke e akuzuar për hipokrizi dhe përpjekje për të provokuar ndjenja nacionaliste.

“Vjen ti i thua Sasës ‘a ndihesh shqiptare’, a vet ke bërë fëmijë me serbe”, ka thënë Haxhiu, deklaratë që ka nxitur edhe më shumë reagimin e Rexhës.

Ky i fundit ka theksuar se pretendimi është i pavërtetë dhe se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

Në vazhdim të reagimit të tij, Labinot Rexha ka theksuar se, edhe sikur të ishte e vërtetë, askush nuk ka të drejtë të gjykojë jetën private të tjetrit, e aq më pak të përfshijë familjen në debate televizive.

Ai ka shtuar se familja e tij ka vlera dhe parime të qarta dhe se akuza të tilla janë një fyerje e rëndë.

“A kujton që unë me bë një fëmijë nuk e marrë në shtëpi a? A kujton se jemi ne familje ashtu a? Qysh s’të vjen marre”, është shprehur ai, duke treguar qartë zemërimin dhe zhgënjimin ndaj deklaratës së Haxhiut.

Debati ka krijuar një atmosferë të rënduar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ndërsa banorët e tjerë janë përpjekur të ndërhyjnë për të ulur tensionet.

Megjithatë, kjo përplasje pritet të ketë jehonë të madhe edhe jashtë shtëpisë, duke qenë se përfshin tema të ndjeshme dhe akuza që shkojnë përtej lojës strategjike të formatit. Reagimet e publikut dhe zhvillimet e mëtejme mbeten për t’u parë në ditët në vazhdim./ORAinfo/

Komento: