
Si pasojë e kushteve atmosferike, në rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, është vërejtur prezencë e mjegullës, veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe në afërsi të lumenjve, duke ulur dukshmërinë në rrugë, njofton policia.
Prandaj, Policia apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të respektojnë këto këshilla:
“Ndizni dritat e shkurtra dhe dritat e mjegullës;
Mos përdorni dritat me rreze të gjata;
Ngadalësoni dhe mbani shpejtësinë nën kontroll;
Mbani krahun e djathtë të rrugës;
Rritni vëmendjen ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.
Mjegulla mund të krijojë iluzione optike dhe t’ju bëjë të mendoni se po lëvizni më ngadalë se sa në të vërtetë”.