Mjekët e udhëzuan të vë maskë, Trump befasoi me veprimin e tij

12:16 | 04 April 2020

Donald Trump sfidon udhëzimin për vendosje të maskës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tump, tha se nuk do ta vendosë maskën, pavarësisht udhëzimit të ri mjekësor, që i rekomandon amerikanët ta bëjnë një gjë të tillë për mbrojtje nga koronavirusi.

Trump tha se nuk mund ta shohë veten me maskë teksa pret “presidentë, kryeministra, diktatorë, mbretër, mbretëresha” në Zyrën Ovale.

Ai tha se udhëzimi i lëshuar të premten, është “vullnetar”.
“Nuk jeni të detyruar ta bëni [ta vendosni maskën]. Unë nuk mendoj se do ta bëj atë”, tha Trump.

Udhëzimi nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, erdhi pasi SHBA-ja raportoi për mbi 1,400 të vdekur nga koronavirusi, vetëm brenda një dite.

Shtetet e Bashkuara deri më tash kanë mbi 278,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe mbi 7,000 viktima.

Shteti i Nju Jorkut mbetet zona e goditur më së keqi dhe guvernatori Andreë Cuomo ka kërkuar ndihmë nga pjesët e tjera të SHBA-së.

Komento: