Një person ka mbetur i ploagusur sot në lagjen “Afrim Vitija” të Prishtinës.
Personi i plagosur është qëlluar në pjesën e nëngjurit apo kërci dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin e ka konfirmuar Basri Lenjani
“E kemi një të plagosur që ka mbërri në Klinikën Emergjente rreth orës 12:00, bëhet fjalë për lëndimin e nëngjurit apo kërcirit është jashtë rrezikut për jetë dhe ndodhet në trajtim mjekësor” tha Lenjani për Express.
Edhe policia ka jep detaje për rastin në fjalë.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit është plagosur një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka konfirmuar policia.