Mjekët në QKUK realizojnë operacionin e parë të perdes së lindur në sy tek fëmijët

14:42 | 07 August 2019

Në QKUK është realizuar operacioni i parë i perdes së lindur në sy tek fëmijët.

Operacioni i parë i perdes së lindur në sy tek fëmijëtMjekët e Klinikës së Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kryer për herë të parë tek një fëmijë i moshës 11 muajsh, operacionin e kataraktës kongjenitale (perdes së lindur në sy).

“E.O, e lindur në vitin 2018, nuk ka pasur nevojë të dërgohet për referim jashtë institucioneve publike shëndetësore, pasi që mjekët e operuan atë në klinikë pas ardhjes së aparaturës së re mjekësore”, thuhet në kumtesë.

“Në mungesë të aparaturës, rastet e tilla ishin referuar për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore, duke paguar deri në 5 mijë euro”.

Në kumtesë thuhet se Klinika e Syve. tashmë ka staf të përgatitur dhe aparatura për kryerjen operacioneve të tilla dhe pacientët nuk do të ketë nevojë të referohen për trajtim jashtë QKUK-së.

Komento: