Mjekët zbulojnë simptomën kryesore të Omicron që shfaqet kur jeni në gjumë

00:02 | 20 December 2021

Omircon është varianti me i ri i COVID-19.

Mjekët nga Afrika e Jugut – vendi në të cilin u zbulua për herë të parë varianti Omicron i koronavirus kanë zbuluar se pacientët me këtë variant kanë vuajtur kryesisht me djersitje natën teksa flenë.

Simptomat që po dalin nga mjekët e këtij shteti që po kujdesen për pacientët e infektuar, tregojnë se këto janë pesë simptoma të reja:

Gërvishtje në fyt, dhimbje të lehta muskujsh, lodhje ekstreme, kollë e thatë dhe djersitje gjatë natës, të tilla që mund t’ju duhet të ngriheni dhe t’i ndërroni rrobat.

Nëse i keni këto simptoma, atëherë mundësai qe ta keni Omicronin është reale.

Komento: