Mjekja kanoset nga pacienti në Leposaviq

09:33 | 16 Mars 2024
mjekja-kanoset-nga-pacienti-ne-leposaviq

Një grua në Leposaviq është ankuar që në vendin e saj të punës në QKMF në Soqanicë të Leposaviqit është kanosur nga pacienti i saj.

Ndërkaq i dyshuari është arrestuar, por me vendim të prokurorit dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare mjeke në QKMF, ka informuar se është kanosur në vendin e saj të punës nga pacienti mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: