Mjeku falsifikoi dokumentet e një burri, ngritet aktakuzë ndaj të dyve

15:38 | 18 November 2024
mjeku-falsifikoi-dokumentet-e-nje-burri,-ngritet-aktakuze-ndaj-te-dyve

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special ndaj të pandehurve B.A., me profesional mjek në QKUK, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, dhe ndaj të pandehurit B.D., për shkak të veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Sipas prokurorisë, hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri B.A., ka falsifikuar dokumentet zyrtare të QKUK-së, për dobi të të pandehurit B.D., kurse i pandehuri B.D., akuzohet se dokumentet me përmbajtje të rreme i ka dorëzuar në gjykatë.

“Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Komento: