Një mjek është goditur në fytyrë, policia po heton ngjarjen
Një sherr mes dy pacientëve të dehur ka lënë të plagosur një mjek në spitalin e Durrësit.
Dy të dehurit mësohet se u konfliktuan në urgjencën e spitalit dhe mjeku i turnit është përpjekur ti ndajë por njëri prej tyre e ka goditur me tullë në fytyrë.
Mjeku po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen./oranews