Mjeku goditet me tullë në fytyrë

20:36 | 23 Shkurt 2019

Një mjek është goditur në fytyrë, policia po heton ngjarjen

Një sherr mes dy pacientëve të dehur ka lënë të plagosur një mjek në spitalin e Durrësit.

Dy të dehurit mësohet se u konfliktuan në urgjencën e spitalit dhe mjeku i turnit është përpjekur ti ndajë por njëri prej tyre e ka goditur me tullë në fytyrë.

Mjeku po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen./oranews

Komento: