Mjeku i njohur vdes pasi u infektua me koronavirus

20:47 | 15 Mars 2020

Mjeku italian 47-vjeçar ndërron jetë nga koronavirusi.

Diego Bianco ndërroi jetë dje në shtëpinë e tij në Montello, në veri të Italisë, ku jetonte me gruan dhe djalin e tyre tetë vjeçar. Ai vdiq para se t’i arrinin rezultatet e analizave.

Një doctor 47 vjeçar ka vdekur pasi kontraktoi COVID-19, duke u bërë një nga viktimat më të reja të Italisë, transmeton Gazeta Shneta.

Diego Bianco, i cili punoi në shërbimin Italian të emergjencës ndërroi jetë dje në shtëpinë e tij në Montello, në veri të Italisë, ku jetonte me gruan dhe djalin e tyre tetë vjeçarë, konfirmuan autoritetet dje në mëngjes.

Të shtunën, 7 mars, ai papritmas pati temperature të lartë, 39 gradë Celsius dhe të enjten u testua për COVID-19.

Paisja ku ai punonte ishte e mbyllur dhe e sanifikuar në fillim të kësaj jave pasi të tjerët përjetuan simptoma të koronavirusit dhe mbetën në shtëpi të tyre.

Komento: