
Stafi mjekësor i QKUK-së po kërkojnë kushte dhe paisje më të mira pune.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të QKUK-së, ortopedi Dr. Xhemajl Selmani, ka porositur se punëtorët shëndetësor në vend të falënderimeve kanë nevojë për kushte më të mira të punës.
“Në vend të falenderimit dhe lavdatave, kërkojmë: kushte dhe paisje të mira pune; Nuk kërkojmë lëmoshë por paga të mira dhe dinjitoze; Status të merituar në shoqëri; VIP-a janë të gjithë ata që punojnë dhe nga puna e tyre jetojnë! Të respektohen ligjet e miratuara dhe kontratat kolektive të nënshkruara!”, ka shkruar Selmani.
Selmani ka publikuar edhe disa fotografi ku shihen punëtorë shëndetësorë në vendet e tyre të punës teksa mbajnë në duar pankarta me kërkesat për kushte më të mira.

