Mjeku italian thotë se ky është ilaçi qe e lufton koronavirusin

18:46 | 11 Mars 2020

Një mjek italian po pretendon se e ka gjetur ilaçin për koronavirusin.

Një mjek nga spitali i Napolit i quajtur Paolo Ascierto ka sugjeruar futjen në listën e medikamenteve për trajtimin e koronavirusit edhe të një ilaçi të quajtur “Tocilizumab”, i cili përdoret kryesisht për kurimin e artritit tek pacientët.

Siç raporton “Reppublica“, mjeku është shprehur se ka trajtuar me këtë medikament dy persona të prekur me koronavirus dhe trupi i tyre ka reaguar në mënyrë të shkëlqyeshme gjatë 24 orëve të fundit.

Mjeku nuk thotë se çfarë efekti ka ky medikament tek trupi i pacientëve, megjithatë ai këmbëngul se tek ata ku e ka përdorur ka vërejtur përmirësime të dukeshme brenda 24 orëve.

Shikoni videon e publikuar më poshtë:

Komento: