Mjeku konfirmon vdekjen e personit të dytë, kjo është gjendja e dy të tjerëve

20:22 | 05 September 2019

Ka humbur jetën edhe personi i dytë.

Mjeku kujdestar në QKUK, Avdush Bajgora ka konfirmuar se ka vdekur edhe personi i dytë nga ngjarja tronditëse në Prishtinë.

Ai po ashtu ka treguar edhe gjendjen e dy të lënduarve tjerë.

“Momentalisht, ekipi im ka marrë detyrë e ekipit të mëparshëm. Dy kanë ndërruar jetë, njëri ka qenë i goditur me mjete zjarri në kokë, tjetri ka qenë i lënduar në kraharor. Momentalisht në sallat emergjente janë duke u kryer dy intervenime kirurgjike. Tek njëri person ka lëndime në kokë me mjet zjarri. Pacienti tjetër ka lëndime të enëve vitale. Gjendja është alarmante. Mund të krahasoj kohën me vitet e luftës. Shteti duhet të ndërmarr masa”

Komento: