Mjeku kujdestar njofton për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti në Gjilan

17:36 | 07 Mars 2019

Flet mjeku kujdestar, tregon gjendjen e dy gjilanasëve të shtrirë në QKUK.

Para pak minutash në Kliniken Emergjente të QKUK-së kanë arritur dy persona të lënduar gjatë aksidentit të rëndë i cili ndodhi në Gjilan.

Të njëjtit po marrin trajtim mjekësor në QKUK.

Mjeku kujdestar, Naser Syla ka thënë se të lënduarit janë në gjendje të rëndë, megjithatë gjendje e tyre është stabile.

“Po, aktualisht kemi dy pacientë me lëndime të rënda trupore por gjendja e tyre është stabile. Pacientët janë një mashkull dhe një femër, kurse mosha e tyre është mesatare”, ka thënë Syla për Indeksonline.

Komento: