
Nuk ka vend për panik as për shqetësim.
Behet fjalë për një paciente shtetase e huaja qe ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës.
Rezultatet e analizave nuk janë përpunuar akoma dhe gjithçka mbetet vetëm dyshim.
“Një shtetase nga Britania e Madhe është e shtrirë në klinikën Infektive në QKUK. Ka shenja të gripit dhe dyshime qe mund të jetë por asgjë nuk është e vërtetuar. Mendoj së është krijuar panik e panevojshme nga individ të pamatur dhe qe nuk e dinë efektin e shqetësimit të qytetaret. Edhe nëse konfirmohet se është e prekur nga koronavirusi do të duhet qe institucionet e shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit t’i qasën në një mënyrë tjetër informimit të qytetareve. Kjo si u përhapë ky lajm është absurd dhe tepër skanndaloz. Secili prej nesh duhet me pas përgjegjësi dhe me qenë i vetëdijshëm çfarë shqetësimi shkakton të qytetarët kjo formë e komunikim”, ka thënë për Gazetën Infokus një mjek i QKUK-së duke kërkuar të mos i përmendet emri.
Ndryshe, QKUK me herët njoftoj që sonte do të mbaj një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me një rast të dyshuar për koronavirus.