
Mjeku popullor nga Gjilani është i bindur se “shpiku” ilaçin kundër koronavirusit.
Kadrush Abazi po pretendon se e ka ilaçin kundër pandemisë.
Madje, ai nëpërmjet rrjeteve sociale kërkoi edhe vullnetarë të infektuar me këtë virus që ta testonte ilaçin e tij.
Por, autoritetet e rendit e ndaluan pikërisht për këtë arsye duke ia bërë me dije se çdo improvizim i palicenuar është vepër ilegale.
Pasi u lirua, Abazi nëpërmjet telefonit i tha klanit se ka qenë një keqkuptim, pasi që fillimisht ka kërkuar që të konsultohet me personat e prekur me Covid-19 dhe pastaj të aplikohet ilaçi.
https://www.youtube.com/watch?v=OD-WQXoTOJg&feature=emb_title