Mjeku që kontrolloi Krivaqën, tregon problemet që kishte

21:33 | 25 Gusht 2021

Mjeku që kontrolloi Krivaqën: Kishte problem pasi përdori substanca nar.kotike.

Pas shumë veprave penale ndër vite, edhe njëherë po sillet para drejtësisë. ara trupit gjykues në një seancë të mbyllur për mediat, ka dal sot Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për privim nga jeta të 18-vjeçares nga Ferizaj Marigona Osmani.

Qysh në fillim të seancës, Krivaqa kishte kërkuar ndihmë mjekësore meqë sipas doktorit I cili e kishte kontrolluar pacientin, i njejti kishte shfaqur simptoma të depresionit.

“Gjendja e pacientit ishte stabile, parametrat vital ishin në normë, pacienti dukej pak në gjendje depresive dhe kjo dyshohet se është pasojë e përdorimit të substancave nar.kotike që ai dje vet e ka pohu”, ka thënë për RTK-në, Astrit Hoxha, mjeku që e kontrolloi Krivaqën.

Ani pse për disa minuta seanca dëgjimore ishte ndërprerë, seanca ndaj tij vazhdoi.

Gjykata Themelore e Ferizajt pas disa orësh, konfirmoi kërkesën e prokurorisë themelore që ndaj të dyshuarit të merret masa e paraburgimit për një muaj meqë, ka dëshmi të bazuara se i pandehuri D.K në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij. me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë.

RTK ka komunikuar edhe me avokatin e zgjedhur sipas detyrës zyrtare Admir Salihu, por ai ka thënë se klienti i tij është mbrojtur në heshtje.

Komento: