Mjeku shqiptar në gjendje të rëndë nga koronavirusi

19:37 | 22 Nëntor 2020

Mjeku shqiptar në gjendje të rëndë.

Një tjetër mjek mësohet se po lufton me jetën, pasi është infektuar me Covid.

Drini Dobi, mjek i njohur neurolog në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ditën e sotme është shtruar me urgjencë në reanimacionin e Spitalit Infektiv shkruan burimi syri.net.

Kjo për shkak të gjendjes së tij tejet të rënduar.

Ditët e fundit kanë humbur jetën shumë mjekë në të gjithë Shqipërinë për shkak të infektimit me Covid, kjo për shkak edhe të faktit që janë në vijën e parë të frontit të luftës me infeksionin.

Komento: