Cila është vaksina më e mirë? Përgjigjet Pipero: E vetmja zgjidhje përballë COVID.
Mjeku Pëllumb Pipero i bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen sapo t’u jepet mundësia duke theksuar se të gjitha vaksinat që kemi në dispozicion janë të mira.
Ai tha se më e mira është ajo që të ofrohet më parë, ndërsa bëri apel edhe për respektim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID.
“Situata është e qetë por kjo qetësi nuk duhet të bëjë të mendojmë se duhet ulur vigjilenca. Duhet të zbatojmë masat dhe doemos të vazhdojmë vaksinimin. Është e vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet dhe e vetmja zgjidhje. Do i ftoja qytetarët të vaksinohen sapo t’u jepet mundësia. Të gjitha vaksinat që kemi janë shumë të mira. Vaksina më e mirë është ajo që të ofrohet më parë”, deklaroi Pipero.